Kryeministri Edi Rama ka hapur fjalimin e tij në Panairin e Berlinit me batuta, duke shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e Shqipërisë si “Zgjedhja e Nderit” për vitin 2025.
Ai theksoi se do të ishte “blasfemi” që ky panair të pritej nën qiellin gri të Berlinit, duke sjellë kështu pak diell nga Shqipëria në Gjermani, transmeton klankosova.tv.
“Pak vite më parë, do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, të sjellim pak diell sot nga Shqipëria, sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi.”
Fjalimi i tij reflektoi përparimin e Shqipërisë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, duke përfaqësuar vendin si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turizëm, kulturë dhe biznes.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>