Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sheshi “Rexhep Luci” është dëshmi se Prishtina është transformuar.
Rama në një intervistë në Pressing në T7 nga ky shesh, tha se ka pasur 2-3 banorë që kanë qenë kundër, por që sot të gjithë po e përjetojnë sheshin e ri.
“Kemi pasur telashe me 2-3 banorë shumica kanë qenë pro, sot po e përjetojmë çfarë ndryshimi ka ndodhur për të mirë, të gjithë janë super të kënaqur, po e ndjenë, sepse qyteti është emocion. Sepse emocioni është ndryshe prej makinave, në emocion pozitiv, që duket si me qenë një vend bregdetar”, tha Rama.
“Nuk është bllokim, është punë, puna më e madhe që ka ndodhur në kryeqytet, edhe kur ka punë, normal që ka probleme që shkaktohen probleme, kjo rrugë është dashur me u punu në të, edhe gjatë punës nuk kanë pasur qasje qytetarët apo makinat”, u shpreh Rama.
Sheshi Rexhep Luci