Rama reagon për aksionin në Theth: Kush ndërton pa leje, investon për belanë e vet

news image

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me vijimin e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

Ai ka postuar pamje nga momenti i shpërthimit të komanduar të një prej objekteve pa leje.

Kryeministri thekson se ndërtimet pa leje nuk sjellin përfitim, por vetëm probleme për ata që do i bëjnë, raporton euronews.albania.

“Kush ndërton pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/