Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një postimi në “X” lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konsideruar mbylljen e TikTok-ut si antikushtetuese dhe se ka cenuar lirinë e shprehjes.
Rama thekson se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TikTok.
Ai shton se falë mbylljes së TikTok, prindërit dhe mësuesit sot mund të jenë më të lehtësuar, ndërsa hapja e platformës u bë pasi kompania ka shtuar masa shtesë për sigurinë.
“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”, shkruan Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


