E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeRama pyet pse Kuvendi i Kosovës s’ka një rezolutë me shkeljet e...

Rama pyet pse Kuvendi i Kosovës s’ka një rezolutë me shkeljet e të drejtave të Thaçit e shokëve të tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook  ka publikuar një fotografi nga protesta e sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai u shpreh se po e pyet veten pse Kuvendi i Kosovës nuk ka një rezolutë, siç tha ai, me shkeljet e të drejtave të Thaçit e shokëve të tij

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë”, shkroi ai.

Rama tha se në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë që ai e quajti të vonuar, Kuvendi i  Shqipërisë do të angazhohet për ta votuar të njëjtin tekst.

“Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet. Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore”, u shpreh tutje Rama./Klankosova.tv

The post Rama pyet pse Kuvendi i Kosovës s’ka një rezolutë me shkeljet e të drejtave të Thaçit e shokëve të tij appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT