Monday, January 26, 2026
spot_img
HomeLajmeRama pritet me ceremoni zyrtare në parlamentin izraelit

Rama pritet me ceremoni zyrtare në parlamentin izraelit

Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama janë pritur me ceremoni zyrtare nga kryetari i parlamentit të Izraelit, Amir Ohana.

Pas ceremonisë, Rama shkruajti në librin e të ftuarve të Parlamentit. Ai shkroi se është i nderuar që ndodhen në Parlamentin izraelit të cilën e cilësoi një shtëpi legjendare.

“Nuk mund të mendoj një nder më të madh dhe një bekim më domethënës sesa të lë këtë shënim në këtë faqe, si një mysafir i veçantë në këtë shtëpi legjendare. Faleminderit!” shkroi Kryeministri.

Rama pritet të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Izraelit, ku do të flasin edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid. Kryeministri këtë të hënë gjithashtu ka zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët me Netanyahun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT