Kryetari i Prishtinës i cili po synon edhe një mandat, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti nuk ka qenë kurrë më i ndriçuar si tani.
Duke i replikuar kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Rama u shpreh tutje se gjatë mandatit të tij ka ndërtuar 2 çerdhe, derisa 6 janë ndërtim e sipër, 2 mijë qen endacakë janë më pak në rrugët e qytetit, dhe 150 pritore të reja janë duke u zhvilluar.
“E vërtetë që kemi ndryshime të mëdha, unë jam kryetar i projekteve të mëdha, Uran Ismaili përmend gjëra të vogla të një Drejtorie në qytet”.
“Derisa absolutisht dritoret janë në vendosje e sipër, derisa në zgjerojmë gjithë territorin. Kemi 150 pritore të reja duke u zhvilluar në të njëjtën kohë. Prishtinë kurrë nuk ka qenë më e ndriçuar se sot. 17 mijë poçe po instalohen në gjithë qytetin, derisa 2 mijë qen endacakë janë më pakë në rrugët tona”.
“Kemi ndërtuar dy çerdhe, dhe gjashtë të tjera janë në ndërtim e sipër”, u shpreh Rama në “Rubikon”, njofton Klankosova.tv.
The post Rama: Prishtina nuk ka qenë kurrë më e ndriçuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.