Rama prezanton planin me të cilin i hyn garës së 12 tetorit: Vizionin e kemi të qartë

Rama prezanton planin me të cilin i hyn garës së 12 tetorit: Vizionin e kemi të qartë

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat në krye të kryeqytetit, Përparim Rama, ka folur se cilat do të jenë projektet e tij në rast se do të zgjidhet sërish kryetar.

Rama tha se e ka vizionin e qartë për katër vitet e ardhshme në krye të Prishtinës, pasi tha se ato i kanë prezantuar para katër vitesh.

“Ne e kemi vizionin e qartë, ne e kemi prezantuar vizionin tonë para katër vitesh dhe kjo është në proces e sipër”, tha Rama në Rubikon në Klan Kosova.

Ai përmendi edhe testimet që janë bërë në unazën e brendshme njëkahore në kryeqytet, ku tha se ato kanë rezultuar që prej 244 pikave me mundësi aksidenti, ato janë zvogëluar në 40 pika/

“Kemi pasur një lëvizshmëri më të lehtë dhe më të shpejtë ku si rezultat do të kishim linja të veçanta për autobusë, për ambulanca, për zjarrfikës, për këmbësorë e biçikleta. E gjithë kjo ka qenë si pjesë që bëhet realitet pas intervenimit në nënkalimin Agim Ramadani për ta lidhur sheshin me Prishtinën e vjetër, tregun dhe të gjitha zonat historike”, tha ai.

The post Rama prezanton planin me të cilin i hyn garës së 12 tetorit: Vizionin e kemi të qartë appeared first on Klan Kosova.