Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sërish ka kthyer në vëmendje ministren nga Inteligjenca Artificiale ‘Diella’.
Rama në një postim në Facebook shkruan se Diella tani më ka edhe faqen e saj në këtë rrjet social.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ditë më parë, nga Partia Demokratike kanë thënë se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Diella.
Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke e cilësuar dekretin e tij si “të paprecedentë”/Telegrafi/