Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeRama pret në takim Mulliqin, flasin për rolin e diasporës në Kosovë

Rama pret në takim Mulliqin, flasin për rolin e diasporës në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim kryetarin e Haledonit në ShBA, Gino Mulliqin.

Në një njoftim, Rama tha se me Mulliqin bashkëbiseduan për  rolin e diasporës, mundësitë për bashkëpunim mes komuniteteve, si dhe për zhvillimin e sheshit “Xhorxh Bush”, me fokus në punimet dhe ecurinë e projektit, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhjet shqiptaro-amerikane janë një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë bashkëpunimi.  Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që kthehen në zhvillim konkret për Kryeqytetin dhe për lidhjet tona ndërkombëtare”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT