E premte, 16 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeRama pret Mark Rutte në Tiranë

Rama pret Mark Rutte në Tiranë

Në kuadër të zhvillimeve të rëndësishme që po mbahen sot në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga takimi, duke bërë të ditur se diskutimet u fokusuan në forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv të Shqipërisë në NATO.

“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama.

Takimi vjen në të njëjtën ditë kur Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku janë mbledhur liderë nga mbarë Evropa për të diskutuar çështje kyçe për të ardhmen e kontinentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT