Rama poston një video të dëshmitarit në Hagë: Kanë vjedhë lopë, mua ma kanë vjedhë mëzatin

Rama poston një video të dëshmitarit në Hagë: Kanë vjedhë lopë, mua ma kanë vjedhë mëzatin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish kundër Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një video të dëshmitarit të prokurorisë, Agim Idrizi, duke e shoqëruar me një koment kritik ndaj procesit gjyqësor.


“Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit”, ka shkruar Rama.

Ky nuk është reagimi i parë i tij për këtë çështje. Vetëm pak ditë më parë, ai u shpreh se procesi në Hagë është “një gjykim shtangës” që, sipas tij, ka njollosur rëndë drejtësinë ndërkombëtare.

Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut, është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.