Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeRama: Pensionet do të rriten çdo janar, kartë për mbrojtje nga rritja...

Rama: Pensionet do të rriten çdo janar, kartë për mbrojtje nga rritja e çmimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se pensionet do të rriten çdo vit në muajin janar, duke theksuar se rritja reale ka nisur tashmë dhe do të vazhdojë në mënyrë progresive në vitet e ardhshme.

Gjatë një takimi me pensionistë në Tiranë, ai tha se nëse ekonomia vazhdon me këtë ritëm, rritjet do të thellohen çdo vit, ndërsa paralajmëroi edhe ndryshime në skemën e pensioneve për kategori të ndryshme përfituesish.

Rama njoftoi gjithashtu se në rast të rritjes së çmimeve, pensionistët dhe familjet në nevojë do të mbrohen përmes një “karte të shpenzimeve familjare”, e cila synon të lehtësojë koston e produkteve bazë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT