Rama padit ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj kryeqytetit

Rama padit ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dorëzuar sot kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese.

Pas dorëzimit të kërkesës, Rama së bashku me nënkryetarin e kryeqytetit, Shkëmb Manaj, mbajtën konferencë për media.

“Siç jeni në dijeni, tash e nëntë muaj kjo ministri e ka bllokuar buxhetin për Komunën e Prishtinës. Në argumentin tonë, kjo përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës, sepse cenohet buxheti por edhe jeta e qytetarëve. Kjo është bllokadë puro politike,” tha Manaj.

Rama theksoi se bëhet fjalë për 35 milionë euro, mjete që sipas tij i takojnë ligjërisht Prishtinës.

“Fondet të cilat me ligj i takojnë Kryeqytetit janë të bllokuara tash e nëntë muaj. Në instanca të ndryshme kjo qeverisje ka bërë bllokada në nivele të ndryshme, prej unazës së qytetit ku janë bllokuar 82 milionë euro të cilat kanë qenë falas, por për çështje politike ky ministër e ka penguar procesin,” shtoi Rama.

The post Rama padit ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj kryeqytetit appeared first on Klan Kosova.