Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 6 qershor 2025 është pritur në takim nga Princi Dr. Faisal bin Abdulaziz bin Ayyaf, princ i Riadit, në kuadër të “Samitit Ndërkombëtar të Qyteteve Evropiane dhe Arabe”.
Përmes një postimi, Rama ka njoftuar se Prishtina ishte një nga kryeqytetet pjesëmarrëse në këtë ngjarje ndërkombëtare, ku, sipas tij, u prezantua si një qytet model dhe frymëzues për reformim urban.
“Prishtina ishte një nga kryeqytetet pjesëmarrëse në këtë samit dhe u shfaq si një qytet jashtëzakonisht inspirues dhe model për reformim.”
“Jam veçanërisht i lumtur që Prishtina po perceptohet gjithnjë e më shumë si një model për qasjen e re në konceptualizimin e qyteteve të zhvilluara, me një imazh gjithnjë më pozitiv në kulturë, art dhe – tashmë – edhe në diplomacinë urbane. Po pozicionohemi qartë në hartën globale si një aktor i rëndësishëm, dhe kjo është një arritje që na nderon”, ka shkruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);