Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një fjalë hyrëse në seancën e parë plenare të Komunitetit të Liderëve Evropianë, që po zhvillohet në Tiranë – një ngjarje me rëndësi për integrimin dhe pozicionimin e Shqipërisë në arenën evropiane.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh me tone simbolike dhe emocionale për domethënien e kësaj ngjarjeje për popullin shqiptar dhe për të ardhmen evropiane të vendit.
“Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar, që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën”.
Rama theksoi se Shqipëria ka zgjedhur të mos jetojë me mitet e të kaluarës, por të fokusohet në të ardhmen evropiane që ëndërrojnë fëmijët shqiptarë.
“Jo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës, ëndërrojnë për të ardhmen. Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes”.
Në vijim, Kryeministri u ndal edhe te zgjedhjet e fundit dhe prania e temës evropiane në debatet publike.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si listë politikash, por përkatësi, dhe si fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua në Evropë, identitet, përkatësi dhe që fitoi më shumë se 52% të votave”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);