Rama në “Arbëria”: Ishulli urban, unaza e re, mbikalimi, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – e kemi ndryshu këtë lagje

Rama në “Arbëria”: Ishulli urban, unaza e re, mbikalimi, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – e kemi ndryshu këtë lagje

Lagja “Arbëria” ka qenë ndalesa e radhës për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.


I pari i kryeqytetit e ka vizituar këtë lagje, për të cilën ka thënë, se ka ndryshuar shumë në katër vitet e fundit.

Rama ka përmendur Ishullin Urban, unazën e re të qytetit, zgjerimin e rrjetit të ngrohjes e ndriçimin publik, si premtimet kryesore të realizuara.

Megjithatë, ka theksuar se është i gatshëm që të gjitha kërkesat e qytetarëve, t’i adresojnë bashkarisht.

“Po lajmërohemi këtu nga lagjja Arbëria, e cila ka ndryshu shumë këto katër vite; nga Ishulli Urban, unaza e re e qytetit, mbikalimi e deri te zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe ndriçimi publik. E kemi pastru prej ndërtimeve pa leje dhe kemi sjellë investime në shkolla, shëndetësi e kulturë. Këto nuk janë veç projekte, por janë ndryshime që i prekni ju banorët, çdo ditë. E di që ka edhe kërkesa tjera, prandaj jam këtu me ju, me i çu përpara bashkë! Jeni të mrekullueshëm! Urime dhe shihemi!”, ka thënë Rama në një video të publikuar në rrjete sociale.