Rama: Martesat online ende sfidë, divorcet bëhen më lehtë – edhe në WhatsApp

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar me tone ironike dhe realiste procesin e martesave dhe divorceve online, gjatë prezantimit të platformës së re Start-Up në Tiranë.

Rama tha se aktualisht shteti shqiptar ende nuk ka gjetur një zgjidhje për martesat online, për shkak të nevojës për praninë fizike të dëshmitarëve.

“Nuk e kemi zgjidhur ende problemin e martesave online, kjo është ende një gjë që ende s’e kemi plotësuar, se duhen dëshmitarët dhe dëshmitarët, por edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Ai shtoi me humor se ndryshe nga martesa, divorci është bërë shumë më i thjeshtë falë teknologjisë dhe komunikimeve dixhitale:

“Besoj fort që divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në WhatsApp dhe më pas formatizohen në sallën e gjyqit. Por, martesa është pak më e vështirë si proces”, shtoi ai.

Sipas Ramës, teknologjia dhe inteligjenca artificiale po sjellin mundësi të reja që duhet të shfrytëzohen për modernizimin e proceseve në administratë dhe në shoqëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/