Rama: Kemi instaluar 18 ashensorë të rinj në shërbim të qytetarëve

Rama: Kemi instaluar 18 ashensorë të rinj në shërbim të qytetarëve

Rreth 18 ashensorë të rinj janë vendosur për banorët e lagjeve të ndryshme në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.


Ai ka shkruar se Prishtina po ngjitet më lart, duke publikuar edhe pamje të ashensorëve të rinj.

“Prishtina po ngjitet më lart: 18 ashensorë të rinj në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Rama.

Projektet e realizuara nga Rama mund të gjenden në platformën Prishtina Work.