Ai e cilësoi këtë rrugë si “projektin më të madh të Prishtinës në periudhën e pasluftës”.Rama theksoi se projekti ka sjellë përfitime të drejtpërdrejta për jetën e qytetarëve, duke eliminuar ndotjen dhe duke lehtësuar lëvizjen brenda qytetit.“Rruga A është projekt madhor, projekti më i madh i pasluftës. Jo vetëm që e sheh, por edhe e ndjen. Kundërmimi që ka qenë më nuk ekziston Lidhja e Rrugës A me Rrugën B do të hapet së shpejti. Po e lidhim Veternikun me Rrugën A dhe Rrugën B. Ky projekt ka zgjidhur një problem të madh edhe në aspektin shëndetësor. Është investim i madh, askush nuk ka besuar që do të bëhet. Brenda javësh hapet,” deklaroi Rama në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Pavarësisht bllokadave i pari i kryeqytetit theksoi se punët janë realizuar përkundër sfidave politike dhe pengesave që, sipas tij, kanë ardhur nga niveli qendror.
“Kurrë në histori të Prishtinës nuk është punuar më shumë, përkundër bllokadave dhe shantazheve. Paramendo sikur të kishim një qeveri që nuk bllokon. Këto kanë thyer rekorde, që tregon se nuk jemi ndalur. Nuk kam ardhur këtu për të thënë se nuk kemi mundur me bo,” tha Rama.