E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizRama: Gati gjysmë milion shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Rama: Gati gjysmë milion shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar homologen e tij italiane, Georgia Meloni, për arritjen e miratimit të marrëveshjes për pensionet nga Senati i Italisë.

Në një video në Facebook, Rama ka thënë se gjysmë milioni shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

“Sot jam i lehtësuar nga mbyllja e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit te pensioneve për shqiptarët e Italisë. Rëndësi ka që tani më sakrificat e një jetë punë më tanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si italianët, pa asnjë dallim”.

“Bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz, i jam falënderues Georgia Melonit për këtë punë”, ka thënë Rama.

Ndër tjera, Rama ka thënë se një marrëveshje e tillë është duke u punuar të bëhet edhe me Greqinë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT