Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviqit (VIDEO)

Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviqit (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjykata Speciale u formua nga një raport i Dick Martyt, të cilin e quan famëkeq.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai ka pohuar se themelimi i Speciales është një histori insinuatash.

I njëjti edhe dëshmitarët në këtë proces i ka quajtur aktorë të epokës së Millosheviqit.

“Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, se në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh, qoftë në atë çarçafin e akuzës, qoftë në gjithë zhvillimin e procesit”.

“Pra, që këtu ka një devijim dramatik dhe është e gjitha një histori insinuatash e pa mbështetur në asnjë provë bindëse, përkundrazi e mbështetur nga dëshmitarë super-qesharakë që duken si aktorë të epokës së Millosheviqit”, u shpreh Rama. /Klankosova.tv

The post Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviqit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.