Pas linjave të reja të transportit urban e aplikacionit për vendndodhjen e autobusit, Përparim Rama ka prezantuar zhvillimin tjetër pozitiv që lidhet me transportin.
Ai ka prezantuar Kuletën Digjitale, ku bileta blihet me një klik.
“Linjat e reja të transportit urban veç nisën sot! Aplikacioni për me pa kur vjen autobusi veç është lansu! E tash, biletën e trafikut urban e blen me veç 1 klik n’Kuletën Digjitale!”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit ka theksuar se muaji i parë është falas. “Muaji i parë – falas për krejt juve!
Bleje këtu: https://apps.apple.com/app/id6745468595.
Leviz lehtë, shpejt edhe smart me Transportin e ri të Prishtinës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Rama sot ka bërë të ditur se transportit urban i janë shtuar 30 linja të reja.