Rahovec: Gjuajtën me armë e i publikuan në rrjetet sociale, policia iu ‘troket’ në derë

Rahovec: Gjuajtën me armë e i publikuan në rrjetet sociale, policia iu ‘troket’ në derë

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe sasi të konsiderueshme municioni në dy raste të ndara në Rahovec, pas publikimit të videove në rrjete sociale ku persona shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Organet e rendit njoftojnë se në rastin e parë, një i mitur nga fshati Qifllak kishte shpërndarë një video ku qëllonte me armë.

“Pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tri armë të gjata, një pistoletë me dy karikatorë, 207 fishekë të llojeve të ndryshme dhe nëntë gëzhoja kalibër 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

Kurse, në rastin e dytë, një video tjetër e ngjashme çoi në identifikimin e një personi të moshës madhore nga fshati Fortesë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia konfiskoi dy pistoleta dhe një karikator.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, për të dy rastet janë iniciuar procedura penale për “mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet tutje në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Njëri i dyshuar është ndaluar për 24 orë, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

The post Rahovec: Gjuajtën me armë e i publikuan në rrjetet sociale, policia iu ‘troket’ në derë appeared first on Klan Kosova.