E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/rafuna-vendimi-i-gjykates-komerciale-per-zrre-ne-erdhi-ne-momentin-me-te-duhur/Rafuna: Vendimi i Gjykatës Komerciale për ZRRE-në erdhi në momentin më të...

https://klankosova.tv/rafuna-vendimi-i-gjykates-komerciale-per-zrre-ne-erdhi-ne-momentin-me-te-duhur/Rafuna: Vendimi i Gjykatës Komerciale për ZRRE-në erdhi në momentin më të duhur – Klan Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerësoi se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të Zyrës për Rregullatorit për Energjie (ZRRE) për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë, erdhi në momentin më të duhur dhe sipas tij, do të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të bizneseve dhe të vetë qytetarëve.

“Pas një kohe shumë stresuese, pas një kohë shumë të gjatë, duke u bërë thirrje ZRRE-së dhe institucioneve të vendit, qeverisë që të gjejnë mënyra, metoda dhe mekanizëm që vendimi për tregun e lirë të energjisë të pezullohet, të shtyhet dhe të ketë një tranzicion që të përgatiten bizneset , vendimi i Gjykatës Komerciale erdhi në momentin më të duhur, në momentin më të mirë të mundshëm, që e parandalon një dëmtim më të madh të bizneseve , rënien teposhtë të ekonomisë dhe dëmtimin e qytetarëve”, tha Rafuna për EO, transmeton Klankosova.tv.

The post Rafuna: Vendimi i Gjykatës Komerciale për ZRRE-në erdhi në momentin më të duhur appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT