E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/rafuna-perfaqeson-sektorin-privat-ne-samitin-e-shkupit/Rafuna përfaqëson sektorin privat në Samitin e Shkupit - Klan Kosova

https://klankosova.tv/rafuna-perfaqeson-sektorin-privat-ne-samitin-e-shkupit/Rafuna përfaqëson sektorin privat në Samitin e Shkupit – Klan Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Bordit Menaxhues të Forumit Investiv të 6 Odave të Ballkanit Perëndimor, Lulzim Rafuna, mori pjesë në Samitin për Planin e Rritjes që u mbajt më 2 korrik në Shkup, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij, Rafuna theksoi se sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi propozime konkrete për të përshpejtuar reformat, për të përmirësuar klimën e të bërit biznes dhe për të shfrytëzuar tërësisht potencialin e Tregut të Përbashkët Rajonal, transmeton Klankosova.tv.

“Integrimi rajonal nuk është devijim nga rruga drejt BE-së, përkundrazi është shtegu më i shpejtë,” theksoi Rafuna, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet qeverive, odave ekonomike dhe komunitetit të biznesit.

Samiti i mbajtur në Shkup rikonfirmoi përkushtimin e rajonit ndaj reformave, lidhjes ndër-rajonale dhe veprimit të përbashkët, prioritete që përkrahen vazhdimisht nga WB6 CIF dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

The post Rafuna përfaqëson sektorin privat në Samitin e Shkupit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT