Rafuna (OEK): Prokuroria duhet të hetojë vendimin e ZRrE-së për kalimin në tregun e lirë energjetik (VIDEO)

Rafuna (OEK): Prokuroria duhet të hetojë vendimin e ZRrE-së për kalimin në tregun e lirë energjetik (VIDEO)

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë të ditur se ndërhyrja e prokurorisë për hetim është e nevojshme për vendimin e  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që 16 gushti të jetë data e fundit për kalimin në tregun e lirë për furnizimin me energji elektrike për bizneset vendore.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se prokuroria duhet të hetojë se çfarë është duke ndodhur dhe pse e ka marrë me kaq nxitim ZRrE-ja zbatimin e këtij vendimi në kohën kur as edhe institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk janë të formuara.

“Dhe pse është kur gjithë kjo kërkesë që e kemi si nga bizneset, nga përfaqësuesit në sektorin privat, nga shoqëria civile, nga Komisioni Evropian e kemi, e kemi edhe nga Brukseli që tranzicioni në tregun e lirë duhet të bëhet hap pas hapi”, ka deklaruar Rafuna.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka marrë më shumë nxitim, kaq furishëm dhe kaq dhunshëm sa që të gjithë i injoron dhe i detyron bizneset të bëjnë kontratat me furnizues privat, është shumë vonë, ne kemi pasë pritje që prokuroria do të inkuadrohet shumë më herët dhe të hetojë se çfarë ka ndodhur. Këtu hapësirë edhe për hetim parlamentar, por ka hapësirë edhe për studim, besoj se në të ardhmen Kosova do të jetë shembull për të keq që si mos të kalohet në tregun e lirë”, ka thënë Rafuna. /Klankosova.tv

The post Rafuna (OEK): Prokuroria duhet të hetojë vendimin e ZRrE-së për kalimin në tregun e lirë energjetik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.