Nuk ka pasur investime, por as interesim për to nga investitorët e huaj në Kosovë.
Kështu tha Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
“E them me plot përgjegjësi, nuk ka pasur investime, por as interesim për to. Edhe investimet e diasporës që i kemi pasur kanë filluar të bien. Jemi në pikën më të keqe”, tha ai.
E kjo sipas tij, është përkeqësuar edhe më shumë pas vendimit për liberalizim të tregut të energjisë./Klankosova.tv.
The post Rafuna: Investimet në Kosovë janë në rënie, jemi në pikën më të keqe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.