​Radoniqi: Brenda kësaj jave do të përfundojë në tërësi procesi i numërimit

​Radoniqi: Brenda kësaj jave do të përfundojë në tërësi procesi i numërimit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë nesër.

Në një konferencë për media, ai u shpreh optimist se brenda kësaj jave do të përfundojë i tërë procesi i numërimit.

“Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojnë punën për numërimin e Kuvendeve Komunale nesër. Ora e fillimit të numërimit do të jetë 12:00 në mesditë, apo në disa vende në orën 16:00… Besoj se brenda kësaj jave do të kemi rezultat,” theksoi ai, sipas KosovaPress-it.

Radoniqi shtoi se platforma online e paraqitjes së rezultateve në kohë reale është mbështetur nga Britania e Bashkuar.

The post ​Radoniqi: Brenda kësaj jave do të përfundojë në tërësi procesi i numërimit appeared first on Klan Kosova.