I dënuari me 14 vite e 6 muaj burgim për “vrasje”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “përdorim narkotikësh”, serbi Gjorgje Radomiroviq u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut.
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani tha i dyshuari 34-vjeçar ka ikur rreth orës 12:00, ndërsa policia është njoftuar tek pas dy orësh ku janë vënë në kërkim të tij.
“Personi është i njohur për policinë dhe lehtë i identifikueshëm për shkak të tatuazheve që ka në trupin e tij”.
“Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, pasi kërkimi për të dyshuarin ka nisur në tërë veriun në formë të detajuar, bashkë me njësitet e specializuara dhe është bërë përdorimi i qenve përkatës për raste të tilla”, tha gazetarja Hasani, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo u shpreh se te Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut janë parë edhe policia hetuese të cilët i kanë marrë pamjet e kamerave brenda dhe jashtë objektit.
Policia kërkon serbin që u arrastis nga Qendra e Paraburgimit në veri (FOTO)
The post Radimiroviqi iku nga “Alkatrazi” i veriut rreth mesditës, policia u njoftua pas dy orësh appeared first on Klan Kosova.