Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, ka hyrë në një faze të re tensioni, duke shkaktuar pasiguri në rajon por edhe shqetësim global për një përshkallëzim më të gjerë.
Kjo temë me rëndësi të madhe u trajtua sot edhe në Klan Kosova.
Për këtë përplasje mes dy vendeve, sot në studion e emisionit të mëngjesit ka folur qytetarja izraelite, Ita Gani.
Gani tha se nuk ka urrejtje ndaj myslimanëve atje.
“Nuk kemi absolutisht asnjë urrejtje për myslimanë. Lufta e Izraelit gjithmonë ka qenë për terroristët”, tha Gani në Klan Kosova.
Sipas saj, Irani ka qenë “bërryli i të gjitha luftërave që i ka bërë Izraeli”.
The post Qytetarja nga Izraeli: Ne bashkëjetojmë me myslimanet, lufta është kundër terrorizmit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.