E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeQytetari nga Prishtina dorëzon kuletën e gjetur me para dhe dokumente në polici

Qytetari nga Prishtina dorëzon kuletën e gjetur me para dhe dokumente në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje një qytetar dorëzoi një kuletë me para në stacionin policor në Prishtinë, e cila më pas iu kthye pronarit.

“Dje, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, një qytetar, S.P., ka dorëzuar një portofol që përmbante një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat më pas iu janë kthyer pronarit. Duke vlerësuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT