Emri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është vendosur në targat e një veture në Klinë.
Qytetari nga kjo komunë, Sami Gashi ka dërguar fotografi në redaksinë e Klankosova.tv, duke treguar se targat në fjalë i ka porositur në një qytet të Kroacisë ku edhe ka punuar.
Ai thotë se është veteran i UÇK-së dhe përkrahës i devotshëm i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët bashkë me Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin po mbahen në Hagë tash e disa vjet, njofton Klankosova.tv.
The post Qytetari nga Klina vendos emrin e Hashim Thaçit në targat e veturës appeared first on Klan Kosova.