
Policia e Kosovës rikujton rolin e saj si institucion i besueshëm dhe i afërt me qytetarët, duke falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Sipas raportit të Policisë, dje në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, qytetari S.P. dorëzoi një portofol të gjetur, i cili përmbante një shumë parash dhe dokumente personale.
Pas verifikimit, Policia ka bërë të mundur kthimin e portofolit tek pronari i tij.
“Ky është një shembull i qartë i solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare. Falënderojmë të gjithë qytetarët për kontributin e tyre në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt dhe të përgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/


