Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka protestuar para Kuvendit, derisa edhe shton se Fatmir Limaj nuk do të zgjidhet kryekuvendar.
“Fatmir Limaj nuk zgjedhjet kryetar parlamentit, këtu ju betohem unë, ju betohem që Fatmir Limaj nuk zgjedhjet se Albin Kurti nuk i do të UÇK-së”, u shpreh qytetari.
Sipas tij, kryetare e kuvendit mund të zgjidhet gruaja e Rexhep Selimit, e sipas tij do t’i marr 100 vota.
Derisa ai shton se kandidat tjetër që mund të zgjidhet si kryetar parlamenti është djali i Jakup Krasniqit.
“Nëse ke zemër Albin Kurti, propozoi këtë dy emra dhe sot do të zgjidhet ngërçi politik”, u shpreh tutje ai.
The post Qytetari i bindur që Limaj nuk zgjidhet kryekuvendar: Kurti s’i do këta të UÇK-së appeared first on Klan Kosova.