Qytetari Gjelal Mulaj, është paraqitur sot në stacionin policor në Pejë.
Aty, ai e ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në një Qendër Tregtare.
Në njoftimin e policisë thuhet se në kuletë kishte edhe para 1 mijë e 20 dollarë amerikan si dhe 56 euro e 15 centë si dhe një kartelë identifikuese, transmeton Klankosova.tv.
“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatën e policisë transmeton Klankosova.tv.
The post Qytetari gjen një kuletë me mbi 1 mijë dollarë dhe e dorëzon në polici appeared first on Klan Kosova.