Një qytetar në Prizren ka gjetur një portofol në një qendër tregtare atje brenda të cilit kishte mbi 250 euro.
Sipas njoftimit nga policia, në portofol kishte dokumente personale, kartela dhe para të gatshme në vlerë të 220 eurove, tre dollarë amerikan dhe pesë funte angleze.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>