Gjuha, sjelljet, mimikat e gjithçka tjetër të cilat kryeministri Albin Kurti po i përdorë në fushatën zgjedhore, janë komentuar mjaft shumë nga qytetarët e Kosovës.
Ata janë shprehur se sjellja e shefit të qeverisë, që tenton këtë post edhe për katër vjet të tjera, është e tepërt dhe jo normale, transmeton Klankosova.tv.
“Shumë i vrazhdë, një njeri, me i thënë i shkolluar, e me fol me atë gjuhë, e padurueshme, të bën nervoz teksa e dëgjon. Duhet me i dhënë një grusht populli të fortë, sepse po e ofendon popullin, anormale, jo normale”, u shpreh një qytetar për emisionin “Kiks” të Klan Kosova.
E një tjetër tha se gjuha fyese e Kurtit është e tepruar, jo moderne dhe që populli i Kosovës është ngopur me diçka të tillë.
“Është pjesë e fushatës, por pak e tepër”, tha një tjetër qytetar.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>