Policia e Kosovës ka njoftuar që rruga që shpie në pikën kufitare në Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë, përcjell Klankosova.tv
“Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lire”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim”.
“Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”.
The post Qytetarët serbë bllokojnë rrugën nga Serbia drejt Mërdarës appeared first on Klan Kosova.