Jeta në këto banesa nuk është vetëm sfidë ekonomike por dëshmi e sfidave të përvjetshme e të shumta.
Në ndërtesat e banimit social të Komunës së Malishevës, ndajnë hapësirat e njëjta qindra familje por përveç kësaj, ata e kanë të njëjtin hall – çezmat pa asnjë pikë uji shumicën e kohës, raporton Kiks Kosova.
Mungesa e ujit është shndërruar në një pengesë tashmë të dukshme e shqetësuese për ta.
Jetesa për Fahrije Berishën, në pak metra katrorë të banesës së saj, është bërë e vështirë.
Për Kiks Kosovën, ajo tha që madje edhe vajza e saj e madhe heziton të qëndrojë gjatë në banesë, shkaku që nuk ka ujë.
72 vjeçarja, e cila kujdeset natë e ditë jo vetëm për banesën e saj por edhe për korridorin e ndërtesës, ka filluar të lodhet nga kjo gjendje.
Mungesa e ujit, atyre po ua vështirëson mbijetesën.
Gjendjen në të cilën ndodhen, Berisha e krahason me kohën e luftës, kur edhe atëherë përballeshin me të njëjtin problem. E i vetmi dallim, tanimë është viti 2025.
Shishet e kovat e mëdha me ujë, Fahrija thotë se i bartë vet përditë.
Edhe për një nënë tjetër malishevase, problemi është bërë pengesë e madhe dhe e përditshme.
Valmire Krasniqi, e cila e ka burrin e sëmurë, thotë se i duhet vetë asaj të merret me këtë problem, dhe zor që po ia del.
Jo vetëm këto dy ndërtesa, por problemin me ujin e pijshëm e kanë pothuajse krejt qyteti i Malishevës e fshatrat e tij.
The post “Qysh u bojshin fëmijët pa u la në luftë, qashtu tash çika e vogël…” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.