Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka reaguar Donika Gërvallës, e cila pati kritika ndaj disa zyrtarëve të LDK-së që nuk e kanë votuar të mërkurën për kryetare të Kuvendit.
Përmes një postimi, ai ka treguar se nuk mund t’ia besoi një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë.
“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë? Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. E dëgjova ankesën e deputetes Donika Gërvalla-Schëarz që nuk e votova për kryetare të Kuvendit. Kjo më bëri të reflektoj mbi një standard që unë e kam thelbësor: besnikërinë. Kam një parim të palëkundur, si në jetë, ashtu edhe në punë: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë. Unë besoj vetëm tek ata që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen. Është kjo besnikëri që ndërton besim dhe bën të mundur punën e vërtetë, atë që është në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Quni.
The post Quni i përgjigjet Gërvallës: Nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka braktisur njësinë appeared first on Klan Kosova.