Qendra për Menaxhim me Kriza ka informuar se deri në orën 18:00 është vënë nën kontroll zjarri në deponinë Dislla, komuna Studeniçanit, ndërsa janë shuar 10 zjarre në territorin e gjithë vendit.
Janë shuar zjarret në Strugë, te fshatrat Tateshi, Bogojcë dhe Masllodezhdë (pyll me pisha) dhe në Elen Kamen (vegjetacion i ulët), në fshatin Nikushtak, komuna Likovës, në fshatin Bullaçani të Shkupit, komuna Gazi Babës, në fshatin Strahojadica, komuna Zelenikovë.
QMK kumtoi se janë shuar zjarret edhe në komunat Staro Nagoriçane, Krushevë, Dellçevë, Bosilovë dhe në komunën Novo Sellë.