Gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura janë evidentuar në shtet sot në mëngjes deri në orën shtatë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarre aktive ka në deponinë Drislla në komunën e Studeniçanit, afër fshatit Nikushtak në komunën e Likovës, fshatin Bullaçani në komunën e Gazi Babës dhe afër fshatit Tatesh dhe lagjes Elenkamen në komunën e Strugës.
Nën kontroll janë zjarret në komunat Berovë dhe Strumicë. Afër fshatit Rusinovë, janë djegur pylli me lis, ah dhe fier. Në fshatin Kuklish është djegur një deponi.