Për disa javë rresht, në hyrjet e spitaleve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, qëndronin policë.
Por, tani e tutje për ta nuk ka nevojë, pasi rreth 300 punëtorë të sigurimit, që ishin në grevë, do të rifillojnë punën.
Kjo u bë pas pas nënshkrimit të kontratës për sigurimit fizik të QKUK midis Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe kompanisë fituese të tenderit.
Kjo e fundit të martën nënshkroi kontratë gjashtëmujore.
Ndërsa, kryetari të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se do t’i ofrojnë bashkëpunim kompanisë, por do ta përcjell me vëmendje nëse po respekton ligjin ose jo.
Azemi, më tej shtoi se greva e protesta e tyre nuk kishte qëllime politike.
The post QKUK rehatohet me sigurim, rrogat janë OK (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.