Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeQKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit në Pejë

QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit në Pejë

Një person është plagosur sot në Pejë dhe, për shkak të lëndimeve të marra, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Klankosova.tv ka siguruar informacionet e para lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Sipas QKUK-së, i plagosuri është pranuar në Qendrën Emergjente, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht, mjekët po vlerësojnë nëse i plagosuri do t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik”, kanë bërë të ditur nga QKUK-ja për Klankosova.tv.

Informacione të tjera rreth gjendjes shëndetësore të tij pritet të bëhen të ditura më vonë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT