E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeSportQKUK-ja deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të Oltion Bilallit – Indeksonline.net

QKUK-ja deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të Oltion Bilallit – Indeksonline.net

Futbolli kosovar u trondit pas një aksidenti që ndodhi sot në ndeshjen Gjilani-Malisheva, ku në një duel në ajër, futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, u përplas me portierin e ekipit kundërshtar, Ilir Avdyli.

Goditja ishte e rëndë për 23-vjeçarin, që ra në tokë pothuajse pa ndjenja.

I menjëhershëm ishte reagimi i ekipit mjekësor, që u fut në fushën e blertë më autoambulancë, për ta dërguar Bilallin me urgjencë në spital, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori u raportua të ketë pësuar gjakderdhje të brendshme, teksa për gjendjen e tij shëndetësore është deklaruar edhe mjeku emergjent në QKUK, Naser Syla.

Është pranuar te ne në Qendrën Emergjente rreth orës 19:00, ku edhe është duke u trajtuar. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin, por e rëndë.

Ai është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik”, u shpreh Syla.

Në një prononcim për IndeksOnline, Syla thotë se sonte pas orës 22:00 do të përsëriten edhe disa ekzaminime për të përcjellur gjendjen e 23-vjeçarit. Trajtimi i mëtutjeshëm i Oltionit do të vazhdojë në mjekimin intensiv qendror./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT