Të burgosurit e parë palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Izraeli po liron 250 palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe më shumë se 1,700 të ndaluar që nga sulmet e 7 tetorit.
Disa treguan shenjën e fitores me duar dhe shumica me buzëqeshje në fytyra zbritën nga autobusi që i çoi nga burgu izraelit në qendrën kulturore në qytetin ku ndodhet selia e Autoritetit Palestinez.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme, një rilindje”, tha Mahdi Ramadan, një i burgosur i liruar së fundmi, i rrethuar nga prindërit e tij.
Izraeli pranoi t’i lironte ata në këmbim të lirimit të pengjeve në Rripin e Gazës, pjesë e fazës së parë të planit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Që atëherë, Izraeli ka vazhduar të sulmojë Rripin e Gazës.
Më herët sot, Hamasi liroi 20 pengjet e mbetura izraelite nga robëria e tyre dyvjeçare në Gaza .
Sipas mediave izraelite, të gjithë pengjet e liruara janë në “gjendje të mirë”. /Telegrafi/