Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike që është mbajtur dje, ka themeluar Këshillin e Përgjithshëm Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Kryesues i këtij këshilli do të jetë ministri Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
Anëtarë do të jenë ministri Hajrulla Çeku, ministri Elbert Krasniqi, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta.
Po ashtu Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:
1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;
2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;
3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe
7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,
Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);