Sipas Institutit GAP, Lëvizja Vetëvendosje po përfiton mbi 30 për qind të investimeve të reja në komuna, ndonëse qeverisë me rreth 22 për qind të popullsisë.
Njohësi i pushtetit lokal, si Shkëlqim Jakupaj dhe eksperti i financave Bashkim Mustafa, thonë se mungesa e kritereve dhe transparencës në financimin e projekteve kapitale mundëson diskriminim të komunave të tjera.
Ata theksojnë se mosmiratimi i “grantit të katërt” po thellon hendekun financiar dhe po dëmton zhvillimin e ekonomive lokale.
Ndiqni kronikën për detaje:


