Qeveria në detyrë shpronëson disa prona, Kurti: Po bëhet për investime e projekte në komunat e Kosovës

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka marrë një sërë vendimesh për shpronësimin e disa pronave në disa komuna të vendit, në funksion të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në hapje të mbledhjes, tha se vendimet kanë të bëjnë me investime të rëndësishme në nivel komunal:

“Kemi në rend dite vendimin për shpronësimin e pronave nga realizimi i projektit të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë, aty po ndërtohen dy ndërtesa me 133 njësi banesore, prej të cilave 1-6 janë të dedikuara për banim të përballueshëm dhe 27 për banim social”, tha Kurti.

Ai shtoi se në Ferizaj do të shpronësohen prona nën menaxhimin e AKP-së, për ndërtimin e një qendre për sport dhe kulturë.

“Në komunën e Prizrenit, po i shpronësojmë disa prona për realizimin e projektit për objekte edukativo-arsimore dhe sportive”, theksoi Kurti.

Ndërkohë, në Suharekë, vijojnë procedurat për shpronësim në funksion të infrastrukturës rrugore:

“Në Suharekë po vazhdojnë procedurat për shpronësim, duke i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës në fshatin Mushtisht që e lidh Komunën e Suharekës me atë të Shtërpcës”, deklaroi Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/